Ryshfet 50 mijë euro, një akuzë e re për burrin e gjyqtares

Një akuzë e re është ngritur për burrin e gjyqtares Majlinda Andrea. Mësohet se një ditë pas vetëdorëzimit në Policinë e Tiranës, Odhise Andrea vihet nën një akuzë tjetër, veç asaj për korrupsion me bashkëshorten gjyqtare në Gjykatën e Lartë, Majlinda Andrea.

Përveç ekzekutimit të masës së sigurisë “arrest me burg” për akuzën e korrupsionit, policia ka ngritur ndaj tij edhe akuzën e “kalimit të paligjshëm të kufirit”.

Burimet thanë se ai mund të jetë futur në Shqipëri nga Kosova, ose duke u ndihmuar nga ndonjë punonjës në një prej pikave kufitare, në mënyrë që të mos mësohej futja e tij në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi u vetëdorëzua mbrëmjen e së hënës në Policinë e Tiranës, që e kishte në kërkim që prej 16 korrikut të vitit të kaluar, nisën verifikimet për të mësuar se kur kishte mbërritur në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zyrtarisht Odhise Andrea figuron në Itali, pasi në sistemin e Policisë Kufitare nuk është gjetur asnjë shënim që të provojë futjen e tij në Shqipëri.

Në sistemin TIMS është e regjistruar vetëm data 15 korrik 2016, si datë kur ai ka dalë jashtë Shqipërisë, nëpërmjet Portit të Durrësit, bashkë me gjyqtaren.

Që nga ai moment nuk ka më asnjë datë tjetër të shënuar në sistemin TIMS, shkruan “Panorama”.

Ish gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, bashkë me të shoqin, Odhise Andrea, u larguan nga Shqipëria 14 orë para se Gjykata të jepte masën e sigurisë në ngarkim të tyre. Ata u larguan nëpërmjet Portit të Durrësit, duke bërë që masa e sigurisë të mos ekzekutohej nga Policia e Shtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?