Sabah Nuzi futet në regjimin ”41 Bis”
Sabah Nuzi është futur zyrtarisht në regjimin e posaçëm “41 Bis”, pas firmës së Ministrit të Drejtësisë. Ai do të qëndrojë në qelitë e sigurisë së lartë në burgun e Peqinit, duke u bërë aktualisht i vetmi i burgosur që mbahet në këtë regjim të ashpër penitenciar. Nuzi akuzohet si ekzekutori i vrasjes së 22-vjeçarit Klevis Lleshi në Burrel, ngjarje që tronditi opinionin publik rreth një vit më parë. Sipas hetimeve, ai dyshohet se kreu atentatin kundrejt një pagese prej 50 mijë eurosh.

