Sali Berisha: Edi Rama, nga skandali në skandal!

Abuzimi seksual me te semuren pa ndjenja ne urgjencen e Spitalit, nje ngjarje horrori te pa shembullt

Te dashur miq. Nje ngjarje e paimagjinueshme horrori, moral dhe fizik, ka ndodhur – abuzim seksual kolektiv, me nje vajze pandjenja, nga tre bandite. Kjo ngjarje tronditese dhe me e shemtuara, ka ndodhur jo ne zyrat e PS me pedofile, as dhe ne motelet e Lizes me mesuese te detyruara per marredhenie seksuale per vendin e punes, por ka ndodhur ne vendin e kujdesit shteteror mjekesor, te presupozuar me intensiv e me serioz ne Shqiperi, ka ndodhur ne urgjencen e tempullit te mjekesise shqiptare, Spitalin "Nene Tereza". Akti qe ka shokuar cdo shqiptar, eshte deshmi tjeter tragjike e ngritjes se llumit ne sistem, eshte kartolina amorale qe Rama ju dergon qytetareve shqiptare per Vitin e Ri, eshte standart i nje qeverije qe kalon krenarisht nga skandali ne skandal.

 

Ministri qe duhej qe, pas zbulimit te turpit me te madhe ne tere historine e kujdesit shendetesor dhe mjekesise shqiptare t'ju komunikonte qytetareve doreheqjen e tij, del para kamerave me aludimin e turpshem se ka ndodhur ne kohe tjeter, nderkohe qe prokuroria e shtetit njofton se ka ndodhur ne shkurt te viti 2014 pra, 6 muaj pas emerimit te tijj minister.

E verteta eshte se, data e ketij akti te shemtuar nuk eshte as shkurti i larget i 2014, as dhe shtatori i afert i vitit qe shkoi, por data nuk e ndryshon aspak turpin e ketij akti kriminal. Por, po kaq i turpshem dhe i neveritshem, eshte heshtja e Edi Rames ndaj ketij skandali dhe riprodhimi i tij ne mediat e kontrolluara prej tij, duke e paraqitur thjesht si nje loje te rinjsh te dehur. Me kete rast, ketyre abuzuesve me valet e mediave, dua t'ju shtroj pyetjen: si do t'ju dukej ju kjo loje apo sikur te kishte ndodhur, ky akt i shemtuar me ndonje vajze, mbese apo kushurire tuajen!?!? Gjer ne kete nivel kurre nuk duhet te uleni. Valet e mediave tuaja nuk jane tuajat.Ato jane te publikut, jane te qytetareve.Hedhja e videos ne you tube esht gjithashtu nje akt kriminal dhe i ulteqe duhet denuar.

Duke denuar me forcen me te madhe kete akt te shemtuar kriminal dhe kete manipulim mediatik orvellian, i bej thirrje prokurorise te hetoje te gjitha aspektet e shemtuara te ketij akti, mediatizimin e tij ne you tube, si dhe perpjekjet per te manipuluar te dhenat dhe te vendose para ligjit autoret, bashkepunetoret, lehtesuesit, fshehesit e ketij akti te ulte te pashoq !

Sali Berisha

SHKARKO APP