Salianji kërkon pafajësinë, Gjykata e Lartë cakton datën 11 mars për shqyrtimin e kërkesës

Gjykata e Lartë ka caktuar seancën gjyqësore të rekursit për Ervin Salianjin në datën 11 mars 2025, në orën 10:00. Ish-deputeti demokrat Salianji kërkon pafajësinë nga Gjykata e Lartë, ndërsa relator i çështjes së tij është caktuar gjyqtari Sokol Binaj.
Salianji u dënua më 18 dhjetor 2019 me 1 vit burg në shkallën e parë, ndësa i akuzuari si bashkëpunëtor po për “kallëzim të rremë”, Jetmir Olldashi u dënua me 6 muaj heqje lire, por që u pezullua ekzekutimi i kësaj mase dhe dënimi u konvertua me 100 orë pune në interes të publikut.