Saranda pret kroçerën “Seabourn Quest”, 467 turistë vizitojnë rivierën shqiptare

Turizmi i kroçerave vijon të rritet në Shqipëri, ndërsa Porti i Sarandës mbetet një nga pikat kryesore hyrëse për vizitorët e huaj gjatë sezonit veror.

Këtë herë, në portin jugor të vendit ka mbërritur anija turistike “Seabourn Quest”, me 467 pasagjerë në bord, të cilët kanë zgjedhur të eksplorojnë rivierën shqiptare, si dhe pasuritë historike e kulturore të jugut të vendit.

Sipas Doganës Shqiptare, strukturat doganore në Sarandë po menaxhojnë fluksin në rritje të kroçerave dhe turistëve, duke garantuar procedura të shpejta dhe të sigurta, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mund të jetë një imazh i anije

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, vlerësoi punën e administratës doganore gjatë sezonit turistik, duke theksuar rëndësinë e lehtësimit të procedurave kufitare në përmirësimin e përvojës së turistëve që vizitojnë Shqipërinë.

“Administrata doganore mbetet e angazhuar për të garantuar një shërbim sa më cilësor dhe efikas, duke mundësuar përpunimin e shpejtë të udhëtarëve dhe mjeteve në pikat hyrëse të vendit, në mbështetje të zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë”, u shpreh Beja.

Rritja e numrit të kroçerave që ndalojnë në Sarandë tregon interesin në rritje të operatorëve ndërkombëtarë për Shqipërinë si një destinacion turistik në Mesdhe.

Çdo mbërritje e anijeve turistike sjell qindra vizitorë, të cilët frekuentojnë monumentet e trashëgimisë kulturore, plazhet, bizneset lokale dhe shërbimet turistike, duke ndikuar në ekonominë e zonës.

Mund të jetë një imazh i anije

Mund të jetë një imazh i Camogli dhe teksti

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?