Sarandë, operacioni policor “Haze”, vë në pranga një 35-vjeçar dhe sekuestron 3.5 litër vaji kanabisi

Sarandë, Policia e Shtetit njofton se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Haze”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
Prodhonte dhe shiste vaji kanabisi vihet në pranga një 35-vjeçar, i cili posedonte dhe armë zjarri dhe armë të ftohta në banesë.
35-vjeçari u kap në flagrancë duke transportuar vaj kanabisi, me qëllim shitjen në qytetin e Sarandës.
Sekuestrohen gjatë operacionit 3.5 litër vaji kanabisi, një armë zjarri kallashnikov, një armë e ftohtë (thikë), fishekë dhe një sasi lëndë narkotike kanabis në formë çokollate.
Komisariati i Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas po transportonte lëndë narkotike në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, me qëllim shitjen e saj në qytetin e Sarandës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Haze”.
Si rezultat i të cilit, u lokalizua dhe u arrestua në flagrancë shtetasi B. K., 35 vjeç, banues në Delvinë.
Gjatë kontrollit fizik dhe atij në banesë shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3.5 litër vaj kanabisi, 1 armë zjarri kallashnikov, një armë të ftohtë thikë, 3 krehëra, një sasi municioni luftarak, dhe një sasi kanabis sativa në formë çokollate.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale.

SHKARKO APP