Seanca në Kuvend, Policia ”blindon” me gardh metalik rrugën
Sesioni i ri parlamentar është njoftuar të zhvillohet në orën 17:00, ndërsa në të njëjtën kohë pritet të mbahet një protestë qytetare jashtë godinës së Kuvendit.
Në kuadër të masave të sigurisë, policia ka nisur zbatimin e planit për menaxhimin e situatës. Sipas pamjeve nga terreni, rruga e Elbasanit, në drejtim të Kuvendit, është bllokuar me barriera metalike.
Masat janë marrë për të kontrolluar lëvizjen dhe për të garantuar sigurinë gjatë zhvillimit të seancës plenare dhe protestës.
KOHA JONË SONDAZH

