“Seks skandali”. Serbët botojnë “fotot” e presidentes së re Kroate, por më pas kërkojnë falje

Gazeta serbe Informer kishte shkruar te premten se presidentja kroate kur kishte shërbyer në Bruksel kishte pasur një lidhje jashtëmartesore me një pjesëtar të shërbimit sekret serb. Ndërsa sot e njëjta gazete ka publikuar fotot e presidentes se sapozgjedhur  Kolinda Grabar Kitaroviç  në "aksion", ja seç shkruante dje gazeta. Siç rezultoi më vonë "lajmi" ishte një sajesë e gazetsës ose e sherbimeve sekrete serbe.

Ja çfarë shkruante gazeta  serbe:

“Presidentja nuk e dinte se kush është i dashuri i saj. Ajo mendonte se ai merrej me pasuri të patundshme dhe se ishte trashëgimtar i një tregtari të pasur të Beogradit… Kolinda me të ishte për disa muaj në lidhje jashtëmartesore. Ata u takuan në apartamente private në Bruksel, që ka të ngjarë të jenë mbuluar nga kamerat! Dyshohet se presidentja është xhiruar në poza eksplicite. Lidhjet tona nga shërbimi serb thonë se xhirimet janë arkivuar dhe se pritet momenti që ato të dalin në publik”, kishte cituar gazeta një diplomat i lartë perëndimor në shkrimin e djeshëm.

“Edhe funksioni i saj në NATO ishte i shërbimit informativ. Dy agjentë, edhe nëse janë në lidhje emocionale, nuk e harrojnë punën. Puna e tyre ishte në mbledhjen e informatave. Prandaj, nuk mund të përjashtohet mundësia që shërbimi serb ka kaseta të seksit të agjentit të vet dhe të Kitaroviqit”, thotë agjent serb për gazetën Informer, dhe shton se “informatat në krevat veprojnë sipas parimit: ti mua e unë ty. Ishte e tmerrshme ne krevat ”!

Si qëndron e vërteta

Por siç rezultoi, pamjet “ekskluzive” të gazetës ishin një mashtrim. Kryeredaktori i saj, Dragan J. Vučićević pranoi sot se fotot nuk ishin të presidentes. Në një konferencë për mediat, ai u kërkoi falje lexuesve dhe serbë dhe kroatë për lajmin e pasaktë. Ai u shpreh se përgjegjësia për botimin e fotove ishte vetëm e tij.

Siç rezultoi, fotot që ka në kopertinë gazeta janë të një filmi pornografik. Aktorja e filmave hot Daimond Foxx ka një ngjashmëri të madhe me presidenten kroate, çka duket se ka ngatërruar gazetarët serb duke bërë një gafë të rëndë. Ose gazetës i janë ofruar "informacionet" nga shëbrimet sekrete për të vënë në lojë median serbe. Kryeredaktori tha se informacionet i ka marrë nga një burim i besueshëm në Beograd. Madje, tha se kishe paguar për fotot, të cilat gjenden në të gjitha faqe online pornografike për shkak të famës që ka Daimond Foxx!

 

SHKARKO APP