Sekuestrohen 2.3 kg heroinë në Durrës, pranga gruas 38 vjeçare (VIDEO)
Dy në pranga e një në kërkim është bilanci i një tjetër aksioni të policisë, për shkatërimin e rrjetit të trafikut të drogës.
Mbrëmjen e djeshme janë sekuestruar 2 kg e 330 gr heroinë. Në kontrollin që është ushtruar në tragetin e linjës Durrës-Bari, në dhomën ku ishin akomoduar për udhëtim shtetasit e arrestuar, në valixhen e shtetases Laureta Lama eshte gjetur një çantë dore.
Në brendësi të saj ishin 4 pako të mbështjella me celefon, me peshë rreth 2 kg e 300 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike, mbrëmjen e djeshme kanë sekuestruar rreth 2 kg e 330 gr heroinë.
Janë arrestuar në flagrancë shtetasit Laureta Lama, 38 vjeçe, banuese në Tiranë dhe Bashkim Hasani, 67 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E.Ç., 29 vjeç, banues në Tiranë.
Më datë 10.01.2017, në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës Durrës-Bari, në dhomën ku ishin akomoduar për udhëtim shtetasit e arrestuar, në valixhen e shtetases Laureta Lama, u gjet një çantë dore, në brendësi të së cilës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 pako të mbështjella me celefon, me peshë rreth 2 kg e 300 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.
https://www.facebook.com/punetebrendshme.gov.al/videos/1390027391047416/

