Sekuestrohen 412 kg kanabis

Policia e Vlorës ka njoftuar pasditen e së shtunës se ka sekuestruar 412.5 kg kanabis. Lënda narkotike është gjetur në afërsi të derdhjes së lumit Vjosa. Pranë kanabisit, policia zbuloi edhe një gomone. Po punohet për identifikimin e kapjen e zotëruesve të kësaj sasie të madhe droge.

Njoftimi i plotë i policisë

Vlorë, Strukturat Policore të DVP Vlorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare në afërsi të derdhjes së lumit Vjosa kanë sekuestruar 412.5 kg kanabis, 1 gomone dhe 60 litra benzinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve të kësaj veprimtarie të paligjshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ”Trafikimi narkotikëve, mbetur ne tentativë” parashikuar nga neni 283/a e 22 i Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?