Sekuestrohet një arsenal armësh në një banesë të braktisur

Policia e Vlorës sekuestroi një arsenal të rëndë armësh në një banesë të braktisur në fshatin Mallkeq, në lagjen Shoraj. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se në banesë u gjetën 6 arka me 30 predha antitank si dhe një granatë hedhës. Mësohet se municionet e gjetura janë në gjendje të mirë teknike për tu përdorur.
Sekuestrimi u krye u krye mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative nga strukturat e policisë. Ndërkohë policia e Vlorës po punon identifikimin e personave që i kishin fshehur këto municione në fshatin Mallkeq.

SHKARKO APP