Sërish reshje dëbore në vend, bllokohen rrugët rurale në Pukë
Gjatë ditës së sotme, ashtu siç është parashikuar zonat malore janë mbuluar nga dëbora dhe akset janë të kalueshme kryesisht me zinxhirë.
Mësohet se reshjet e borës vijojnë intensivisht në zonën e Pukës dhe të gjitha akset rrugore janë të kalueshme me zinxhirë.
Ndërkohë akset fushë Arrëz-Iballë dhe Pukë- Qelëz, janë të bllokuara. Po kështu edhe rrugët rurale në Pukë janë të bllokuara.
Në pjesën tjetër të vendit moti parashikohet të jetë i vranët.
Priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet të dobët deri mesatar, lokalisht reshjet e shiut në formën e shtrëngatave dhe stuhisë do të jenë në Jugperëndim.
Në zonat malore në Verilindje dhe Juglindje priten reshje të dendura dëbore, ndërsa prej orëve të mbrëmjes reshjet e borës do te shtrihen deri në lartësitë kodrinore.
Era do të jetë me drejtim Verilindje 1-20m/sek-25m/sek. Erë me intensitet dhe me rrahje në pjesën e dytë të ditës në bregdet dhe në Qendër.
Shikimi 100m-15km. Mjegull/Mjegullinë nëpër lugina. Deti i forcës 6 me lartësi vale 5.5 metër.
/BW

