FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sezoni turistik me ulje në Gjirokastër, operatorët kërkojnë më shumë investime

Gjirokastra, një prej pikave më të rëndësishme të turizmit kulturor shqiptar, po përballet këtë korrik me një fluks më të ulët turistësh krahasuar me pritshmëritë. Operatorët e sektorit raportojnë një rënie të numrit të vizitorëve, si te turistët individualë ashtu edhe te grupet e organizuara.

Sipas tyre, disa faktorë kanë ndikuar në këtë situatë, mes të cilëve përmenden vështirësitë me parkimin, mungesa e aktiviteteve të reja dhe një ofertë turistike jo mjaftueshëm e larmishme për të mbajtur më gjatë vizitorët në qytet.

Bizneset lokale shprehen se edhe zhvillimet e fundit, përfshirë protestat e zhvilluara gjatë javëve të fundit, kanë ndikuar në krijimin e një perceptimi jo pozitiv për destinacionin, duke ndikuar në zgjedhjet e disa turistëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Operatorët thonë se një pjesë e vizitorëve që kishin planifikuar qëndrime dy ose tre net, në disa raste kanë vendosur të largohen më herët ose kanë kërkuar anulimin e rezervimeve për ditët e mbetura.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për përfaqësuesit e sektorit turistik, kjo situatë duhet të shërbejë si një sinjal për nevojën e ndërhyrjeve më të mëdha në infrastrukturë, menaxhimin e qytetit dhe pasurimin e aktiviteteve turistike.

Sipas tyre, vetëm përmes investimeve dhe një oferte më të plotë mund të rritet kohëzgjatja e qëndrimit të turistëve dhe të ruhet konkurrueshmëria e Gjirokastrës si një destinacion i rëndësishëm në rajon.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?