Sfida historike kundër Serbisë, Sylvinho befason me formacionin kuqezi. Sulmi Manaj-Broja
Një ndeshje historike është Shqipëri-Serbi që do të fillojë në orën 20:45 në ”Air Albania”, e rëndësishme për rrugëtimin e kuqezinjve drejt Botërorit 2026.
Ekipi i Sylvinhos vjen pas një fitore 3-0 ndaj Andorrës në mars dhe do të kërkojë të shfrytëzojnë avantazhin e fushës dhe mbështetjen e tifozëve për të marrë pikët e plota.
Tranjeri Sylvinho për këtë sfidë ka ndryshuar rreshtimin, duke hedhur në fushë Strakoshën në portë, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj në mbrojtje. Mesfusha është e përbërë me surpriza, me Shehun që nis titullar krah Asllanit, Laçit dhe Hoxhës, ndërsa sulmi përbëhet nga dyshja Manaj-Broja.
Lexoni edhe:
VIDEO/ Autobusi i skuadrës serbe shkon në stadium, tifozët kuqezi i sulen nga pas
Etrit Berisha uron me plis në kokë: Suksese djema, dalshit faqebardhë
Sfida historike me Serbinë, Seferi: Forca Shqipëria, gjithmonë me ty dhe për ty
KOHA JONË SONDAZH


