Shahini: Mësim online intensiv, 2 000 nxënës kanë marrë shërbim psiko-social
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini mori pjesë në takimin me Grupin e Deputetëve “Miqtë e Fëmijëve”, e mbledhur nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi. Diskutimi i këtij takimi u fokusua mbi ecurinë e mësimdhënies në shkollat 9-vjeçare e të mesme, si dhe mbrojtjen e tyre, ku Ruci u shpreh se nxënësit janë ata që duhen pasur më kujdes në këtë kohë pandemie.
Shahini duke u ndalur tek sfidat e krijuara vitin e kaluar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe me pandeminë Covid-19 këtë vit, nënvizoi se “ne jemi munduar që të gjithë nxënësit të kenë mundësi të ndjekin mësimin nga shtëpitë”.
Nga ana tjetër ajo u shpreh gjithashtu se “kemi qenë fleksibël me mësuesit dhe nuk e kemi bërë të kompleksuar sistemin arsimor”.
Ndër të tjera, Ministrja Shahini vuri theksin edhe tek rëndësia që i është kushtuar ruajtjes së shëndetit mendor të nxënësve, për të cilën theksoi se afro 2 000 nxënës kanë marrë shërbim psiko-social.