SHBA, koleksioni “Besa”, për humanizmin e Shqiptarëve ndaj hebrenjve

Norman Gershman, një fotograf mjedisor që jeton në Kolorado të SHBA-së, në zyrat e Fondacionit hebre, mësoi se banorë myslimanë të Shqipërisë rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar popullsinë e vogël hebre nga pushtuesit nazistë, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kështu e nis shkrimi portali, “The Jewish Week”, i cili i ka dedikuar një artikull periudhës kur pjesëtarë të popull hebre jetuan në Shqipëri por dhe një koleksioni të veçantë si një dhuratë për sakrificat e Shqiptarëve .

Një koleksion i fotove, bardh e zi i shqiptarëve dhe fëmijëve që dhanë “Besën”, për të mbrojtur Hebrenjtë”: Myslimanët të cilët shpëtuan hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore dhe kjo ekspozitë është e zbatuar në një libër. (Besa është kodi shqiptar i nderit që banorët e motivuar të vendit ballkanik, ofrojnë siguri për fqinjët dhe të huajt.)

Sipas shkirmit nisur nga kjo javë, Koleksioni “Besa” do të edukojë një grup të ri të njerëzve, shqiptaro-amerikan. Në një pritje të martën e kësaj jave, citohet në mej në shkrim, në Qendrën Kulturore Islame Shqiptare në Staten Island(një qytet i vogël i New York City, në pjesën jugperëndimore), u ekspozuan fotot.  Foto, të cilat do të mbeten si një shfaqje e përhershme, të cilat tregojnë një histori që shumë anëtarë të komunitetit shqiptar pak dinë rreth saj, tha Imam Tahir Kukaj, udhëheqësi shpirtëror i Qendrës. “Ata do të mbeten shumë të habitur, për të parë detajet që prindërit e tyre dhe gjyshërit bënë “,- tha ai.

Staten Island, është shtëpia për rreth 30,000 njerëz me rrënjë shqiptare, ka thënë Imam Kukaj. Hebrenjtë nga pjesë të tjera të Europës gjetën strehim në Shqipëri, gjatë Luftës së Dytë Botërore; e ku në fund të luftës rreth 2.000 hebrenj që ishin gjallë atje, morën nga Shqipëria, si i vetmi vend i sigurt në Europë naziste, përkrahjen e munguar.

Sipas përshkimit, thuhet se në kohën e luftës, në Shqipërinë që u shtyp në masë të madhe gjatë dekadave të sundimit komunist, pak shqiptarë mësuar se çfarë ishte heroizmi. “Është një mesazh i shëndetshëm”, tha Imam Kukaj. “Ne jemi duke festuar heroizmin e njerëzve të jashtëzakonshëm dhe humanitetin e atyre, dhe ne kurrë nuk harrojmë atë që ata bënë”. Imami, një veteran i aktiviteteve ndërfetare, tha se: Qendra do të zhvillojnë një program të përbashkët në lidhje me etikën e hebre dhe të myslimanëve.

Rabbi Bob Kaplan, i cili drejton marrëdhëniet e grupit në Këshillin e Marrëdhënieve të Komunitetit hebre, e ka quajtur prezantimit e Koleksionit “Besa”, si shenjë e një bashkëpunimi në rritje në mes të një pjesëve të komuniteteve hebraike dhe islame. “Ne kemi bërë shidduch (një martesë mes myslimanëve dhe hebreve) të një organizate kulturore dhe fetare 25-vjeçare, tha Rabbi Kaplan. “Kjo është detyra jonë, për të bërë këto lidhje”.

Burimi: The Jewish Week/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP