Shefi i “tërmeteve” shqiptare, Damian Gjiknuri zbret në Himarë
Pas zgjedhjeve te 11 majit ku Edi Rama mori 83 mandate, në bazën e PS-së për të falenderuar njerëzit që votuan dhe punuan kanë zbritur deri më tani Belinda Balluku dhe Damian Gjiknuri. Ky i fundit ose “tërmeti elektoral shqiptar”, siç njihet tashmë, ka qenë dje në Himarë.
“Tërmet” 8 ballë ndodhi në Fier, ku PD mori 4 deputetë nga 16. Kryearkitekja e “tërmetit” historik ishte Belinda Balluku. Në Vlorë “tërmet” 7 ballë me 9 deputetë PS dhe 3 deputetë PD, ku si përherë ishte dora e Damian Gjiknurit me Bledi Çuçin si shef qarku. Në Elbasan “tërmet” me 7.5 ballë me 10 deputetë për PS nga 14 që ka qarku. Ishte Arbjan Mazniku që krijoi “tërmet” i cili la në qiell të hapur, Tomor Alizotin që “do të hante të gjallë Edi Ramën”, por që hëngri vetveten.
Në fakt Gjiknuri njihet si “themeluesi” i tërmetëve elektorale.
Fotot janë takimet e Gjiknurit në Himarë.

KOHA JONË SONDAZH

