Shembje në minierën e kromit në Has, një i vdekur dhe një i plagosur
Aktualitet E Shtunë, 10 Prill 2021 22:22
Një person ka humbur jetën në minierën e kromit në Perollaj të Hasit sot pas shembjes së një masivi dheu, ndërsa një person tjetër është plagosur, teksa ishin duke punuar brenda saj.
Burime nga vendi I ngjarjes thanë se viktima quhet Tasim Doda, ndërsa I plagosuri, Agron Qarri.
Dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, për shkak të një pakujdesie. Ndërsa policia ka shkuar në vendin e aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

