Shën Valentini u kthye në tragjedi! Asidenti i mori jetën 20-vjeçares, në gjendje të rëndë i fejuari i saj

Festa e Shën Valentinit u kthye në tragjedi për çiftin nga Mamurrasi, i cili kishte vendosur të festonte në Pogradec.

Aksidenti, që ndodhi në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, ku makina tip “Benz”, me të cilën udhëtonte çifti u përplas me një kamion, i mori jetën 20-vjeçares, ndërsa në gjendje të rëndë është i fejuari i saj.

Viktima, e cila ishte një studente e Universitetit të Tiranës, ishte fejuar prej tre muajsh me drejtuesin e automjetit.

Sipas burimeve, çifti kishte udhëtuar drejt Pogradecit për të kaluar një ditë të veçantë së bashku për festën e Shën Valentinit, një moment që përfundoi në tragjedi.

SHKARKO APP