Shenasi Rama: Po kujt i kruhet në ka pasur sozi, Enveri?!
Marrëzia e fundit kolektive, sipas profesor Shenasi Ramës, duket se është tema “ a ka pasur apo s’ka pasur sozi, Enver Hoxha?”
Duke ndjekur me vëmendje, si çdo ditë, zhvillimet në politikën dhe mediat shqiptare, pedagogu i politikës në Universitetin e Nju Jorkut në SHBA, ka ironizuar debatin e fundit, për të vënë në dukje se ka gjëra më të rëndësishme që duhet të preokupojnë shoqërinë.
“Problemi me të cilin duhet të merremi sot: A ka pasur sozi Enver Hoxha…Po kujt i kruhet? Unë jam i bindur se nuk ka qënë as prej Zdrales, as prej Serreqit. Ja edhe një shenjë tjetër e marrëzisë kolektive, me të cilën do të mbushen kafenetë sot,- shkruan ai, në rrjedhojë të analizave të mëparshme.
Sozia e Enver Hoxhës “Don Zhuani” i femrave të bllokut
KOHA JONË SONDAZH

