Shërbimi sekret bullgar, në enigmën e eksplozivit të lidhur me vizitën e Ramës në Prishtinë?

Gazeta serbe BLIC ka botuar një artikull ku hidhet dritë mbi enigmën e makinës me 13 kilogramë eksploziv të kapura para Hotelit Grand në Prishtinë javën e kaluar.

I arrestuari që mbartte sasinë e ekplozivit në një automet tip Renault quhej Slobodan Gavriç.

U përfol madje se ngjarja mund të kishte të bënte me vizitën e Edi Ramës në Prishtinë. Kryeministri shqiptar do flinte pikërisht në Grand.

Sipas BLIC, një tjetër serb me emrin Zhelko Todoroviç (42 vjec) u arrestua në Beograd, si pjesë e hetimit për këtë rast.

Todoroviq është mik me të arrestuarin në Prishtinë, Gavriç.

Hetuesit i kanë pohuar BLIC-it se Todoroviç ua kishte dhënë informacionin për qëllimet e Gavriqit dy narkotrafikantëve, të cilët më pas kanë lajmëruar organet e Kosovës dhe këto kanë ndaluar Renault-in me eksploziv.

Po për çfarë do përdorej eksplozivi?

“Todoroviç fillimisht ka telefonuar një narko-trafikant nga Novi Pazari e pastaj vëllain e tij në Rozhajë. Të dyve ai ju tha se Gavriqi po shkon në Kosovë me 13 kilogramë eksplozivë. Ai u tha se Gavriqi synon të hedh në erë Hotelin Grand. Por Policia e Kosovës dyshon se donte të sulmonte Katedralen”, – shkruan BLIC.

Këtu ngjarja mbushet me të tjera pikëpyetje.

Sipas të përditshmes serbe, Todoroviç u ka pohuar të dy trafikantëve se informatën ia dha një person i quajtur Bugari.

Bugari dyshohet se është anëtar i shërbimit sekret bullgar.Gjatë marrjes në pyetje Todoroviç ka thënë se nuk e di ku e ka marrë Gavriç eksplozivin.Ai shton në këtë punë Gavriçi është futur pasi kishte shumë borxhe.(Dita)

SHKARKO APP