Sherr i madh mes Ruçit dhe Kokëdhimës.

 

 

Në selinë e PS-së nuk ka qetësi. "Kryeministri i Jugut" Kokëdhima po fiton terren ndaj kreut të grupit parlamentar dhe sekretarit të përgjithshëm Ruçi. Por ajo që i ka habitur të gjithë Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar, kur mori përsipër të njoftojë propozimin e Koço Kokëdhimës për të shtyrë Kongresin e dhjetorit. Pasi artikuloi propozimin e Kokëdhimës, Rama është tërhequr nga debatet, siç raportohet duke ndjekur në heshtje sherrin. I pari që kundërshtoi ka qenë Gramoz Ruçi, që ka folur i irrituar në mbledhje. “Të kesh turp që nuk ke bërë asgjë, madje ke shkelur afatet statutore. Kush je ti që ke marrë vendim për shtyrjen e afatit të Kongresit?!” I ka thënë Ruçi, Kokëdhimës. Por duket se Ruçi ka vënë në dukje edhe mbështetjen e Ramës për Kokëdhimën, kur i është drejtuar kryeministrit me fjalët; Çfarë mund të them unë? I keni thënë të gjitha ti dhe Koço!

Ka një plan nga grupi Rama-Kokëdhima që në Kongres të synohet për kapjen e Asamblesë e ku më pas Koço Kokëdhima të zgjidhet numri dy i PS e automatikisht bëhet edhe kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së. Siç duket po luajnë nën rrogoz që ti pastrojnë "të vjetrit" në selinë rozë.

 

Debatet në mbledhjen e grupit të PS

EDI RAMA: Ka pasur një propozim nga deputeti Koço Kokëdhima për shtyrjen e
kongresit. Ky duhet të diskutohet në mbledhjen e grupit, ditën e premte.


RAMA I DREJTOHET RUÇIT: Ka ndonjë mendim?


GRAMOZ RUÇI: Çfarë mund të them unë? I keni thënë të gjitha ti dhe Koço.

KOÇO KOKËDHIMA: Kam punuar shumë në zonë dhe i di mirë problematikat. Mbi këtë e bazoj edhe propozimin tim. Madje mund të them se jam edhe një nga njerëzit që ka punuar më shumë në PS për zgjedhjet në struktura. Ndaj po ju them se koha nuk mjafton deri në janar.
Koço Kokëdhima paraqet platformën e tij me idetë si duhet të funksionojë PS-ja.


GRAMOZ RUÇI (I drejtohet Koço Kokëdhimës): I nderuar zotëri, mos na bëj sikur je punëtor i madh, sepse të kesh turp që nuk ke bërë asgjë, madje ke shkelur afatet statutore. Kush je ti që ke marrë vendim për shtyrjen e afatit të Kongresit?! Një vendim të tillë për caktimin e datës e ka marrë Asambleja. Po duket se kështu është kur ti emëron vetë, vendos vetë, përcakton vetë. Po fundja do të vijë kjo situatë, sepse ty të kanë bojkotuar gjithë deputetët.

VALENTINA LESKAJ: Ky proces duhet të jetë me rëndësi të madhe politike dhe nuk mendoj se u duhet dhënë rëndësi gjërave të vogla teknike. Sa u përket punësimeve, ju lutem mos na dërgoni e-maile, ku na kërkoni të shohim çështjen e punësimeve.

FATMIR TOÇI (I drejtohet Koço Kokëdhimës): Ti zotëri nuk pyet asnjë. E quan veten komandant të Jugut, por ti po e merr në qafë Jugun. Ke emëruar njerëz në punë pa pyetur askënd, as për kontributet e tyre. Ti të hidhesh pupthi nuk të do njeri atje.


KOKËDHIMA, TOÇIT: Ti je një parazit, ja se ç’je!

Gramoz Ruçi reagoi i irrituar, duke i kërkuar Kokëdhimës që të mos bëjë si punëtor i madh. “Të të vijë turp se nuk ke bërë asgjë,
përveçse ke shkelur çdo afat statuti. Kush je ti që ke vendosur të shtyhet mbledhja e kongresit?! Ky është një vendim i marrë nga asambleja dhe askush nuk ka fuqi ta ndryshojë. Vetë vendos, vetë emëron, vetë përcakton. Asnjë nga deputetët nuk të do, se ti nuk i bën pjesë të punës”, – I është drejtuar Ruçi, Kokëdhimës.

Ajo që ka çuditur deputetët është mosndërhyrja e kryeministrit Edi Rama gjatë debateve. Ndërsa po punojnë që të mos ketë delegatë në Kongres me frymë antiRama. Mësohet se Ben Blushi do të flasi në Kongres me një fjalim drithërues,me fakte dhe dokumente për kupolën e PS-së e të Qeverisë se sa lekë e tendera kanë marrë sejcili.Dhe gjithë emerimet nepotike që kanë bërë. 

 Ben Blushi do të kandidojë për Kryetar të PS-së në Kongres. Kjo ka alarmuar grupin e Ramës, ndaj duan shtyrjen e Kongresit.

 

SHKARKO APP