FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sherr mes dy personave në Vlorë, njëri prej tyre përfundon në spital

Një sherr ka ndodhur mes dy personave në qytetin e Vlorës ku një prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë. Raportohet se rreth orës 14:55, në lagjen “10 Korriku”, janë konfliktuar me sende të forta me njeri-tjetrin I. H., 35 vjeç dhe D. A., 54 vjeç të dy banues në Vlorë.

Si pasojë është dëmtuar 54-vjeçari D. A, i cili ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë shtetasi I. H, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Dyshohet se sherri nisi për motive të dobëta. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?