Sherr mes shqiptarëve në Greqi, goditet me thikë 30-vjeçari

Një konflikt i ndodhur mes shqiptarëve në Greqi, ka degraduar në përdorimin e thikës.
Media greke “protothema”, shkruan se përplasja fillimisht ka nisur në një lokal dhe më pas ka vazhduar dhe jashtë tij.
Sipas autoriteteve greke, një 30-vjeçar me origjinë shqiptare është goditur me thikë nga bashkëatdhetari i tij.
Autori i sulmit është identifikuar dhe është në kërkim nga policia. I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. /abcnews.al/

SHKARKO APP