Sherr në mes të Tiranës, burri grushton të dashurën 25 vjeçe më të vogël
Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në mes të Tiranës në njërin nga lokalet e kryeqytetit.
Një burrë i moshës 48 vjeçare është konfliktuar verbalisht me të dashurën e tij dhe më pas e ka goditur me grushte. Rrethanat e ngjarjes dhe shkaku i kësaj sjellje nga ana e shtetasit 48 vjeçar me inicialet G.M nuk është sqaruar ende.
Por policia ka nisur hetimet ndaj tij nënë akuzën e dhunës. Mësohet se e dashura e 48 vjeçarit ishte vetëm 23 vjeç, banuese në Tiranë.

