Sherr tek “Rruga e Dibrës”, babë e bir rrahin 32 vjeçarin

Një përplasje fizike që ka përfunduar në përdorimin e mjeteve prerëse është shënuar dje (8 gusht)  në rrugën e Dibrës.

Babë e bir, janë konfliktuar me një 32 vjeçar.  Policia e Tiranës informon se ka arrestuar  Helios Tarja, 24 vjeç ndërsa do të procedohet në gjëndje të lirë i ati, A.T, 50 vjeç.

“Arrestimi i këtij Helios Tarja u bë pasi,  në rrugën e “Dibrës”, së bashku me të atin, shtetasin A.T, 50 vjeç, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me shtetasin A. B, 32 vjeç, ku gjatë konfliktit shtetasi Helios Tarja, ka plagosur me mjet prerës, lehtë në shpatull, shtetasin A. B, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën” informoi sot policia e Tiranës

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale, “Plagosje e lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 89 dhe 25 të Kodit Penal

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?