Sherri për një vajzë, plagoset me thikë një 20-vjeçar tek kthesa e Kamzës

Pas plagosjes së 15-vjeçarit në afërsi të shkollës ‘Çajupi’ në kryeqytet, një tjetër i ri është plagosur dje me thikë në zonën e njohur si Kthesa e Kamzës. Mësohet se 20-vjeçari Leonard Shima është plagosur me thikë në gjymtyrët e sipërme, pas një sherri për shkak të një vajze me 19-vjeçarin Renato Çadra.

20-vjeçari është transportuar menjëherë në spitalin e Traumës, prej ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, 19-vjeçarin Renato Çadra.

Burime për “News24” konfirmojnë se sherri mes të rinjve ka nisur për një miqësi të përbashkët me një vajzë, që ka degraduar deri në përdorimin e armëve të ftohta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ditë më parë në Gramsh u vra me thikë një 29-vjeçar, pas sherrit në lokal me një bashkëfshatarin e tij, të cilin e akuzonte se i kishte ngacmuar të afërmen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sherri për një vajzë i ka kushtuar jetën edhe 18-vjeçarit Fabio Hila në Pogradec, i cili u ekzekutua me kallashnikov nga 17-vjeçari Fabio Mucllari.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?