Shfrytëzonte femra të punësuara si kamariere për prostitucion, ekstradohet 47 vjeçari

Një 47 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia shqiptare është ekstraduar ditën e sotme nga Italia.

Ky ishte person i shpallur ne kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Lushnjë, me Vendimin Nr. 60, datë 02.04.2014, ka dhënë masën e sigurisë”Arrest me burg”, për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzim prostitucioni dhe “Mbajtje e lokaleve për prostitucion” parashikuar nga neni 114-115/1, i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Ky vendim u dha nga gjykata pasi më datën 30.03.2014 në Ardenicë-Fier është kryer një operacion nga shërbimet e policisë së qarkut Fier për “Shfrytezim prostitucioni” dhe “Mbajtje e lokalit per prostitucion”.

Shtetasi Dejvit Shkrela punësonte në lokalin e tij femrat si kamariere, ku dy prej kamariereve, gjatë ushtrimit të detyrës shpeshherë kryenin marrëdhënie seksuale me klientë të ndryshëm kundrejt shpërblimit.

Nga lekët që merrnin për çdo klient duhet t’i jepnin Dejvit Shkrelës shumën 500(peseqind)lekë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

SHKARKO APP