Shfrytëzonte tri vajza të mitura për prostitucion, arrestohet në flagrancë

Një 37 vjeçar, banues në Durrës, u arrestua në flagrancë nga policia, pasi shfrytëzonte tri vajza të mitura për prostitucion.

Burime nga policia e Durrësit bënë me dije se Gentian Gaxha, banues në qytetin bregdetar, u kap në flagrancë duke shfrytëzuar për prostitucion adoleshentet me inicialet S.P., B.A., dhe K.Xh. të treja 17 vjeçe, kundrejt pagesës.

Në vijim të hetimeve dhe në bashkëpunim me Prokurorinë filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të një prej të miturave, konkretisht K.Xh. 17 vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”.

Sakaq, policia po vijon punën hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Prostitucioni”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?