Shifrat e frikshme të aksidenteve në Ballkan, 1700 viktima

Në krahasim me Evropën, në vendet e rajonit vdekjet në aksidente janë tre herë më të mëdha.

Në rrugët e Ballkanit, mesatarisht në vit humbin jetën rreth 1.700 persona, rreth 141 vetë në muaj.

Në Shqipëri në vitin që  lamë pas kanë humbur jetën 258 persona. Sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, në vitin 2014 kanë ndodhur 1.918 aksidentet trafiku, 157 më pak në krahasim me vitin 2013.

Në Kosovë gjatë vitit të fundit humbën jetën 127 persona në aksidente rrugore.

Në rrugët e Serbisë vitin e kaluar humbën jetën mbi 500 persona. Më konkretisht, në ditë ndodhin rreth 90 aksidente, ku vetëm në 2014 u vranë 536 persona.

Shkaqet më të shpeshta të aksidenteve rrugore në Serbi janë tejkalimi i shpejtësisë, parakalimet e parregullta, përfshirë edhe shkeljet tjera në trafik.

Në 2014 në rrugët e Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës, humbën jetën 161 persona.

Ndërkohë që nga 31.432 aksidentet në Kroaci në vitin 2014 janë plagosur rëndë 2.675 persona dhe 11.457 persona më plagë të lehta.

Në Maqedoni në periudhën 2001-2010 në aksidentet e trafikut jetën kanë humbur 1.307 persona.

Drejtoria e Policisë së Malit të Zi thekson se në aksidentet rrugore në vend, vitin e kaluar jetën kanë humbur 65 persona, që është 9 më pak në krahasim me 2013.

SHKARKO APP