Shijak, i dënuari për trafik droge i shpëton atentatit

Një 42 vjeçar i dënuar më herët me 7 vite burg për trafik droge është qëlluar me armë pranë banesës së tij në orët e hershme të ditës së sotme.

Policia e Durrësit bëri me dije se 42 vjeçari me iniciale S.Gj, është plagosur lehtë në dorë.

Ai po kthehej në banesën e tij me anë të një mjeti tip Range Rover rreth orës 02:20 minuta të mëngjesit të sotëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

I dëmtuari pasi ka marrë mjekim në Spitalin Rajonal Durrës është larguar për në banesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja të kalibrit 9 mm. Shtetasi S. Gj. ka qenë I dënuar me 7 vjet burgim për veprën penale”Trafikim të lëndëve narkotike”, I cili është liruar në vitin 2012”, sqaron policia.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë  Durrës vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

/Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?