Shiti dy herë apartamentet dhe u arratis, në kërkim administratori i një firme

Ka mashtruar së paku 36 persona, nëpërmjet shitjes së apartamenteve dhe dyqaneve, më shumë se dy personave.

Për këtë arsye, Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim dosjen e Hajdin Zyberaj, administrator i shoqërisë së ndërtimit “Dini-2009”.

Konkretisht, ai i ka shitur apartamentet dhe dyqanet e ndërtuara nga vetë ai në zonën e Qesarakut në Linzë, dy ose më shumë personave njëkohësisht.

Teksa të gjithë personat e dëmtuar janë të pajisur me kontrata noteriale për blerjen ose prenotimin e pasurive të paluajtshme, vlera e të cilave arrin në disa milionë euro.

Tashmë, Hajdin Zybera, i kërkuar nga policia, nuk është gjetur në Shqipëri dhe hetimi është zhvilluar me masën e sigurimit “Arrest në burg” në mungesë.  

Çështja e tij ka kaluar në gjykatë, pas plotësimit të dosjes nga prokuroria, me akuzën për kryerjen e veprës penale të “mashtrimit ndaj shumë personave me pasoja të rënda”. 

SHKARKO APP