Rruga e Dajtit bllokohet nga bora: Nuk kalohet as me zinxhirë
Aktualitet E Diel, 9 Maj 2021 01:44
Segmenti rrugor interurban Tiranë – Dajt, nga trau i parkut të Dajtit dhe në vazhdim për në Qafë Priskë është e pakalueshme, bën të ditur policia e Tiranës. Për momentin rruga është totalisht e bllokuar nga bora dhe nuk kalohet as me zinxhirë. Të gjitha akset e tjera që lidhin Tiranën me qytetet e tjera janë të kalueshme pa probleme.

