Shkatërrimi pas flakëve në Gramsh! Shtëpi dhe të mbjella të shkrumbuara, tani nis beteja tjetër e të dëmtuarve nga zjarret

Pasojat që ka lënë pas zjarri, i cili për tre ditë me radhë shkrumboi fshatrat e Gramshit, janë të dukshme.

Shtëpi tërësisht të shkatërruara, qindra bagëti të djegura, mijëra hektarë pyje me pisja të shkrumbuar, pemtari të mbjella, asgjë nga mundi dhe puna e një jete.

Teksa flakët i afroheshin fshatit, banorët panë ferrin me sy. Do të duhet shumë kohë që ky përjetim të shlyhet nga kujtesa e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skënderbegasi tashmë i ka drejtuar sytë nga shteti, deri diku me mosbesim, por pa asnjë zgjidhje tjetër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fshat tashmë të zë syri më shumë ekipe punë sesa banorë. Po punohet për groposjen e kafshëve, rikthimin e energjisë elektrike dhe ujit, shpërndarjen e ndihmave. Rikthimi në normalitet s’do të jetë i lehtë as për banorët dhe as për kurorën me pisha, e cila do të kërkojë disa kadastra derisa të shërohet.

Top Channel

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?