Shkatërrohet banda e drogës në Itali, në pranga edhe dy shqiptarë
Një grup trafikantësh droge ku bënin pjesë edhe dy shqiptarë është shkatërruar nga policia e antimafias në Friuli dhe Padova të Italisë.
Gjatë operacionit të koduar “Tornado”, janë sekuestruar 250 gram kokainë me vlerë 25 mijë euro, 100 gram hashash dhe 100 gram marijuanë. Shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë të moshës 31 dhe 34 vjeç.
Nga ky operacion, 5 persona kanë përfunduar në pranga, tre prej të cilëve nën arrest shtëpiak. Në nëntor të vitit të shkuar, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, të dyshuar si të lidhur me këtë grup trafikantësh.
Njëri prej shqiptarëve të arrestuar është me profesion mekanik dhe jeton në Gradisca d’Isonzo.

