Shkatërrohet grupi kriminal në Tiranë

Një grup kriminal, i cili ishte i fokusuar tek vjedhja e automjeteve në Tiranë e qytete të tjera është shkatërruar nga policia.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit:

– Altin Nikoll Ndoci, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për shitje të narkotikëve,

– Sazan Agim Cibaku, 28 vjeç, banues në Tiranë,

Arrestimi i tyre u krye pasi janë autor të dyshuar të një sërë vjedhjesh të realizuar në Tiranë, në kohë e vende të ndryshme.

Gjatë kryerjes se veprimeve proçeduriale është bërë e mundur dokumentimi dhe zbulimi i ngjarjeve të pazbardhura më parë, ku autorët dyshohet se armët dhe sendet e paligjshme, i shërbenin për të realizuar në kohë vjedhjet e automjeteve apo ngjarje të tjera për të cilat ende po hetohet.

Mekanizmi i vjedhjes, i përdorur nga këta shtetas ishte përmes ndezjes së mjeteve përgjatë orëve të natës, kryesisht të tipit Mercedez benz.

Përgjatë momenteve të arrestimit të tyre, në rrugën “3 Dëshmorët” në Tiranë, autorët e dyshuar ishin duke drejtuar automjetin tip “Citroen”, me targa AA942KB, ku pas një kontrolli të imtësishëm ju gjendën dhe ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

· tre pistoleta m-54 një m-Franchi Llana,

· Një revolver me mulli,

· maska të ndryshme me ngjyrë të zezë,

· Doreza të ndryshme,

· dy radio dhënëse marrëse me sinjale të komisariateve të policisë,

· Jelek taktik multifunksional,

· Një sërër çelësash automjetesh të ndryshme,

· Tabelë dore me mbishkriminin “Ministria e Financave”,

· Shkopinj metalik, një valixhe e zezë me vegla si dhe çanta sportive,

· telefona të ndryshme celularësh dhe karta telefoni.

SHKARKO APP