Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës, 16 të arrestuar dhe 40 nën hetim

Autoritetet italiane kanë goditur një organizatë kriminale shqiptare të përfshirë në trafikun e kokainës në zonën e L’Aquila, duke arrestuar 16 persona dhe duke vendosur nën hetim 40 të tjerë në kuadër të një operacioni të gjerë anti-drogë.

Grupi kriminal kishte ngritur një rrjet të organizuar të shpërndarjes së kokainës, që operonte përmes mesazheve të koduara dhe skemës “delivery”, me dorëzim të drogës direkt në banesa. Shqiptarët e përfshirë mbërrinin në Itali me vizë turistike, kryesisht të rinj në fillim të të njëzetave, pa precedentë penalë. Ata vendoseshin në apartamente në periferi të qytetit, përdornin makina me qira dhe ndryshonin vazhdimisht telefonat dhe kartat SIM për t’iu shmangur zbulimit nga autoritetet.

Sipas Prokurorisë, bëhej fjalë për tre organizata kriminale të ndara, por të lidhura mes tyre dhe me një strukturë operative në Shqipëri, e cila merrej me rekrutimin e anëtarëve, furnizimin me drogë dhe menaxhimin e trafikut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Karabinierët kanë sekuestruar rreth një kilogram kokainë dhe dyshohet se grupi ka shitur të paktën 3,200 doza droge, me një fitim të vlerësuar rreth 125 mijë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?