Shkëlzen Berisha flet për trafikun e kokainës

Pas ish-kryeministri Sali Berisha edhe djali i tij, Shkëlzen Berisha ka akuzuar mazhorancën lidhur me trafikun e drogës. Ai shprehet se pas rastit të Divjakës, kapja e laboratorit në Elbasan është organizimi i një trafiku në nivele të panjohura më parë.  

Postimi i plotë në Facebook:

“Rilindja e Droges

Zbulimi i fabrikes se kokaines nuk ndryshon shume nga avioni i Divjakes. Ne te dyja rastet, kemi te bejme me aktivitete narkotrafiku te strukturuara e organizuara, ne forma e nivele te panjohura me pare per Shqiperine dhe rajonin (sipas cilesimit te qeverise). Njelloj si ne rastin e transportit te droges me avion, ku qeveria u detyrua te hante thanat e ndotura vetem kur Riformato ngeci ne reren e Divjakes, edhe fabrika e kokaines qe punonte nen hunden e qeverise, nuk u nuhat nga agjensite shqiptare por nga ato gjermane mijera km larg. Nese kesaj pune i kishte dale era deri ne Gjermani, si mundet qe ne Shqiperi askush nuk dinte asgje ? Eshte krejtesisht normale qe pas venies se gjelles ne tavoline nga partneret, sherbimeve tona nuk u ngelej vecse ta hanin por pyetja shtrohet si mundet qe ne Shqiperi te transportohet droge me avion dhe qeveria jovetem nuk di gje, por e mohon ? Si mundet qe ne Shqiperi te ndertohet laborator kokaine dhe serisht qeveria nuk di asgje ? Jovetem qe askush nuk mban pergjegjesi por ne vend qe te japin llogari per dyshimet qe ngrene keto deshtime, dalin e gafurren per pune qe i kane kryer te tjeret”.

SHKARKO APP