LIVE/ Shkëmbim zjarri në një aeroport në Florida, shkaktohen viktima

Një person hapi zjarr sot në aeroportin ndërkombëtar të Floridas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shkaktuar dhjetëra viktima para se ai të arrestohej.

Sipas mediave amerikane, dëshmitarët tregojnë për udhëtarë që arratisen duke vrapuar, teksa të tjerë ishin mbledhur në pistën e aeroportit, sipas imazheve televizive të publikuara drejtpërdrejt.

“Ngjarja ka ndodhur në zonën e marrjes së bagazheve”, njoftoi aeroporti…

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas MSNBC raportohet se disa persona kanë ndërruar jetë, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur. Autori i hapjes së zjarrit është arrestuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në videon e regjistuar nga aeroporti duken qindra pasagjerë të mbledhur së bashku në pistë me elektrikë në dorë.

Incidenti ka ndodhur në Terminalin 2, në zonën e marrjes së bagazheve, thuhet në njoftimin e aeroportit në Twitter.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?