Shkodër, 200 mijë lekë gjobë për lokalin që shkeli kufirin e zhurmës

Policia e Shkodrës ka vijuar kontrollet në zonat turistike për monitorimin e nivelit të zhurmave dhe respektimin e orareve të lejuara për aktivitetet me muzikë.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara nga shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, pas edhe ankesave të ardhura nga qytetarët, është konstatuar një subjekt që ushtronte aktivitet me muzikë mbi kufirin e lejuar.

Për këtë shkelje, administratorja e lokalit, shtetasja me inicialet E. Gj., 23 vjeçe, është ndëshkuar me masë administrative prej 200 mijë lekësh të rinj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Policisë, verifikimet janë kryer përmes pajisjeve matëse të zhurmës, në përputhje me kriteret ligjore për kontrollin e ndotjes akustike në ambiente publike. Paralelisht, po vijon monitorimi edhe për respektimin e orarit të lejuar të muzikës në ambiente të jashtme, i përcaktuar nga ora 11:00 deri në 24:00.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoritetet bëjnë me dije se kontrollet do të vazhdojnë gjatë gjithë sezonit turistik, me qëllim ruajtjen e qetësisë publike dhe krijimin e një ambienti të sigurt për banorët dhe turistët.

Policia u bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast shkeljeje apo paligjshmërie në numrin pa pagesë 112.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?