Shkodër /Gjimnazisti kapet në oborrin e shkollës me “Zastava” në brez

Një gjimnazist në Shkodër ka përfunduar në prangat e policisë pasi u kap me armë zjarri në oborrin e shkollës.

Blutë arrestuan shtetasin me iniciale R. N, 15 vjeç, banues në Shkodër, nxënës i klasës së 10-të.

“Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë me një armë zjarri, tip pistoletë, e markës “Zastava”,  pa fishekë e cila u  sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe do ti nënshtrohet ekzaminimit të mëtejshëm”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Shkodër për veprën penale të “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?