Shkodër/ Mbi 1200 masa në një javë, Policia Rrugore intensifikon kontrollet me dronë e radarë

Policia Rrugore e Shkodrës ka shtuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut, në kushtet e fluksit të lartë të automjeteve gjatë sezonit turistik. Për monitorimin e qarkullimit dhe parandalimin e aksidenteve janë përdorur dronë, radarë dhe automjete inteligjente.

Gjatë periudhës 30 korrik deri më 6 gusht 2026, uniformat blu kanë vendosur 1223 masa administrative për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit.

Numrin më të madh të gjobave e përbëjnë shkeljet për tejkalim të shpejtësisë, me 471 masa. Ndërkohë, 329 drejtues janë ndëshkuar për ndalim apo parkim të gabuar, 72 për parakalime të parregullta, 57 për drejtim të mjeteve pa kaskë mbrojtëse dhe 28 për drejtim nën efektin e alkoolit. Për shkelje të tjera të Kodit Rrugor janë vendosur edhe 266 masa administrative.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kësaj periudhe, një drejtues mjeti është arrestuar, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht për shkelje të rregullave të qarkullimit. Gjithashtu, Policia ka pezulluar një leje drejtimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kontrollet kanë synuar veçanërisht drejtuesit që drejtojnë në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, kryejnë parakalime të gabuara apo përdorin mjete me xhama të riveshur. Sipas Policisë, këto janë ndër shkeljet që rrisin ndjeshëm rrezikun për aksidente.

Policia Rrugore e Shkodrës bën me dije se kontrollet do të vijojnë në rrugët urbane, interurbane dhe rurale të qarkut, duke përdorur edhe teknologjinë për monitorimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?