Shkodër, mbytet një varkë me dy peshkatarë në lumin Buna

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë së mërkurës në qytetin e Shkodrës. Një varkë me dy peshkatarë është mbytur në lumin e Bunës.

Mësohet se njëri nga peshkatarët ka mundur të shpëtojë, ndërsa ende nuk dihet fati i peshkatarit tjetër. Grupet e shpëtimit kanë nisur kërkimet, ndërsa policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë Shkodër: "Me date 21.10.2015 rreth ores 20.20 ne vendin e quajtur lokal Dubai lagje Bahçallek Shkoder, ne bregun e lumit Buna eshte mbytur nje varke peshkimi me dy persona, ku si pasoje ka shpetuar shtetasi Isuf Vejuka 60 vjeç banues ne lagjen Perash shkoder, sipas deklarimeve të shtetasit Isuf me te ka qene dhe shtetasi i quajtur Hyqmet Shatza, vjeç 50, banues lagje Liria qyteti Shkoder, i cili dyshohet se është mbytur. Ne vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policise, po punohet per gjetjen e tij. Shtetasi Isuf Vejuka eshte derguar ne Spitalin Rajonal Shkoder, jashte rrezikut per jeten".

SHKARKO APP