Shkodër, pas kërkimeve gjendet varka por jo peshkatari

 

Pas disa orë kërkimesh polumbarët kanë gjetur varkën e peshkatarit që dyshohet se është mbytur, Ismet Shaba. Për shkak të errësirës, kërkimet janë ndërprerë për të rinisur ditën e nesërme.   

Por nuk është gjetur ende trupi i tij. Me gjithë kërkimet gjatë ditës së sotme, pas ngjarjes së ndodhur në lumin Buna, nuk ka pasur asnjë shenjë se ku mund të ketë përfunduar 52- vjeçari.

Ngjarja ndodhi gjatë orëve të vona të mbrëmjes së  kaluar në zonën ku bashkohet Lumi Drin me atë të Bunës. Edhe nga moti i keq, dhe nga përmbysja e varkës, bashkë me 52 vjeçarin mësohet se rrezikoi të mbytej edhe një peshkatar tjetër që tentoi të ndihmonte shokun e tij.

SHKARKO APP