Shkollat pa ngrohje në Lezhë

Të gjitha shkollat dhe kopështet në qytetin e Lezhës, vuajnë mungesën e ngrohjes, pasi dhe aty ku është i vendosur sistemi i kaldajave ka probleme dhe nuk është funksional.

Në këto kushte nxënës dhe mësues janë të detyruar që të vishen me rroba të trasha, pasi këto ditë që temperaturat janë nën zero i ftohti ndihet edhe më shumë.
E njëjta situatë është edhe në godinat e tre shkollave të reja në Lezhë të cilat janë ndërtuar vitet e fundit.

Situata më kritike është në shkollën e mesme profesionale "Kolin Gjoka", ku krahas mungesës së ngrohjes në këtë shkollë mungojnë edhe xhamat të cilët janë dëmtuar.

Nxënës dhe mësues prezantojnë një situatë të vështirë, duke deklaruar se në këto kushte mësimi zhvillohet me shumë vështirësi.

SHKARKO APP