Shkruajtën emrin e Edi Ramës në kazanat e plehrave, ndalohen 2 të rinj
Miratimi i ligjit për importimin e plehrave, ka revoltuar qytetarët, të cilët kanë mbrëmjes, shkruajtën emrat e politikanëve në kazanat e plehrave.
Lidhur me këtë, policia ka bërë me dije se dy të rinj, Klodjan Leka dhe Bislim Lakba, janë ndaluar, pasi janë kapur duke shkruar emrat e politikanëve në kazanë plehrash në rrugën Muhamet Gjollesha.
Aksioni i tyre për të shkruar në kazanë emrat e Edi Ramës, Eduard Shalsit, Taulant Ballës i ndërmarrë gjatë orëve të natës pas miratimit të ligjit për importin e mbetjeve.
Ndërkohë, emra të tjerë deputetësh janë shkruan nëpër zona të ndryshme të kryeqytetit. Me gjithë protestën e qytetarëve dhe shoqërisë civile Kuvendi kaloi me 63 vota pro ligjin në fjalë.
KOHA JONË SONDAZH

