Shkrumbohet gjatë natës banesa në Vlorë

Një banesë është përfshirë nga flakët, pak pas mesnate në zonën e Ujit të Ftohtë, në Vlorë.

Sipas informacioneve në media, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30, kur në rrethana ende të paqarta banesa është përfshirë nga zjarri.

Flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale duke djegur totalisht një dhomë dhe kuzhinën e banesës, ndërsa kanë arritur të neutralizohen nga zjarrfikësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar. Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?