Shkrumbohet natën makina e të riut në Elbasan, ja dyshimet e para
Një makinë është përfshirë nga zjarri, teksa ka qenë e parkuar në afërsi të banesës së të zotit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:40 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Çlirimi”, Elbasan.
Një zjarr i beftë ka rënë në automjetin tip “Lancia” me targa AA 783 FX, në pronësi të 33-vjeçarit Klodi Krati, banues në lagjen “Çlirimi”.
Mësohet se mjeti ka qenë i parkuar në rrugë dhe si pasojë e zjarrit është djegur pjesërisht.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit.
Por policia thotë se nga hetimi paraprak dyshohet se ngjarja është aksidentale, teksa po kryhen verifikimet e rastit.

