Shpejtësia në Fushë-Krujë le të vdekur në vend 40-vjeçarin, arrestohet shoferi (Video nga vendngjarja)
Një 40-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Tiranë-Fushë Krujë.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:45.
Një automjet “Mercedes Benz”, drejtuar nga shtetasi Gj.Gj; ka përplasur për vdekje 40-vjeçarin i cili po kalonte në rrugë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Një dëshmitar në vendngjarje ka raportuar për “BalkanWeb” se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:45, ndërsa na sjell edhe pamjet e para.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe identifikimit të viktimës së këtij aksidenti. Ndërsa, drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga Shërbimet e Policisë Rrugore për veprime të mëtejshme.

