Shpërdorim detyre/Prokuroria: 9 vite burg për Shpëtim Gjikën
Prokuroria e Vlorës kërkon 9 vjet burg për Shpëtim Gjikën, ish-kryetarin e bashkisë Vlorë. Gjika akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “ndertim te paligjshëm”, “fallsifikim dokumentash”. Në shkurt të vitit 2015, Shpëtim Gjika, në atë kohë kryetar i Bashkisë së Vlorës u arrestua dhe ndaj tij nisi një proces i gjatë me akuzën për shpërdorim detyre.
Pasi ishte mbyllur në 2014, çështja u rihap sërish në 2015, ndaj Gjikës dhe dy ish zyrtarëve të tjerë Doriana Sulaj dhe Artur Harxhi. Hetimet rinisën për dhënien e lejes së ndërtimit për një pallat 11-katësh në qytetin bregdetar.
Për Doriana Sulajn dhe Artur Harxhin prokuroria kërkon 6 vjet burg.
Prokuroria kërkon gjithashtu edhe konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të produkteve të veprës penale, pra, pallatin 11 katësh.

